Lidhje

Ligjvënësi amerikan Conyers jep dorëheqjen


Ligjvënësi amerikan John Conyers njoftoi të martën tërheqjen e menjëhershme dhe tha se nuk do të garojë për t'u rizgjedhur, një zhvillim që vjen pas akuzave nga disa gra, për ngacmime seksuale.

Ai tha gjithashtu se do të mbështeste djalin e tij për ta zëvendësuar.
Zoti Conyers, ligjvënësi afro-amerikan që ka shërbyer më gjatë në histori, e njoftoi vendimin të martën gjatë një interviste me një stacion radiofonik në Detroid. Por megjithatë ai vazhdon t'i mohojë akuzat ndaj tij.

Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve hapi një hetim lidhur me ligjvënësin 88 vjeçar John Conyers pasi ai tha se zyra e tij kishte paguar para për të zgjidhur një çështje ligjore për ngacmime seksuale, por jo me pranim faji.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe ligjvënësja Nancy Pelosi në deklarata të veçanta kanë kërkuar largimin e zotit Coyers pas akuzave për ngacmime seksuale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG