Lidhje

Droga drejt Italisë, ndalohen 3 efektivë policie


Në Shqipëri, u ndaluan me urdhër të Prokurorisë tre efektivë të policisë, mes të cilëve një oficer i lartë, Festim Lelaj, nënkomisar në Komisariatin e Fierit dhe dy punonjës të Drejtorisë së Kufirit në Durrës. Të tre dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e lënëve narkotike drejt Italisë, e që në Janar të vitit të shkuar mundësuan transportin me kamion të 2.5 tonëve marijuanë e cila u sekuestrua në Portin e Ancona-s të Italisë.

Deri tani për këtë çështje janë të paktën 4 persona të arrestuar, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme dhe sot janë ndaluar dhe 7 të tjerë, ku përveç tre efektivëve të policisë, janë dhe një doganier i Doganës së Portit të Durrësit si dhe një agjent doganor.

Hetimet e Prokurorisë shqiptare nisën hetimet menjëherë pas informacioneve paraprake të dërguara nga homologët italianë. Oficeri i policisë Lelaj, konsiderohet të ketë patur rolin e organizatorit në trafikimin e sasisë së madhe të marijuanës drejt Italisë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda “nga hetimi është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG