Lidhje

Al Franken do të japë dorëheqjen brenda pak javësh


Senator Al Franken
Senator Al Franken

Senatori demokrat Al Franken njoftoi se po jep dorëheqjen pas akuzave për ngacmime seksuale. Edhe pse ai nuk i pranoi akuzat e ngritura ndaj tij, ai tha se po e merr këtë vendim si një gjest përgjegjshmësie ndaj elektoratit të Minesotës. Akuzat ndaj tij janë ngritur për një periudhë kur ai nuk ishte senator.

Dhjetra kolegë demokratë i kërkuan këto ditë senatorit Al Franken që të japë dorëheqjen. Deri më sot Franken nuk i ishte është përgjigjur komenteve të kolegëve të tij demokratë. Akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale ndaj senatorit demokrat, ish komedian që u zgjodh ligjvënës, u ngritën muajin e kaluar, kur një folëse e radios së Los Anxhelosit dhe ish-modele, tha se Franken, e kishte ngacmuar kur të dy ata kishin shkuar në një turne shfaqjesh për trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

Kërkesat për dorëheqjen e Al Frankenit erdhën pasi ligjvënësi demokrat 88-vjeçar John Conyers, që ka shërbyer më gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve, dha dorëheqjen pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale. Ka disa javë që në Shtetet e Bashkuara po ngrihen vazhdimisht akuza për ngacmime seksuale: dhjetra burra të fuqishëm nga bota e politikës, biznesit, artit dhe medias, kanë humbur vendet e punës, pasi një numër grash kanë zbuluar në publik me detaje rastet kur ato janë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht.

Dhjetra kolegë demokratë të senatorit Al Franken thonë se është koha që ai të japë dorëheqjen.

"Shpresoj që ai ka për të bërë gjënë e duhur, të japë dorëheqjen.” – tha senatorja Hirono.

"Ka patur një sërë akuzash serioze; kur të flasë para elektoratit në shtetin e tij të Minesotës, më e mira për të do të ishte që të jepte dorëheqjen”, - tha senatori Merkley.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG