Lidhje

Zjarre të fuqishme në Kaliforni


Zjarrfikësit në shtetin e Kalifornisë po luftojnë me një zjarr në veriperëndim të Los Anxhelosit që është shndërruar në një nga më të mëdhenjtë dhe më shkatërruesit në historinë e këtij shteti.

Zjarri Thomas, i cili filloi një javë më parë, ka përfshirë një sipërfaqe prej 930 kilometrash katrorë dhe ka shkatërruar 800 ndërtesa në kontenë Santa Barbara.

Autoritetet thonë se flakët janë kufizuar në masën 10 për qind. Edhe pse zjarrfikësit kanë pasur sukses duke e luftuar atë nga ajri, Thomas mbetet një zjarr i rrezikshëm që mund të përhapet shpejt për shkak të erërave të forta.

Më shumë se 5.700 njerëz po marrin pjesë në shuarjen e flakëve.

Zjarret në Kaliforni kanë detyruar më shumë se 200 mijë njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG