Lidhje

Tahirit i ndalohet dalja nga Shqipëria


Në Shqipëri Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të ndaluar lëvizjet jashtë vendit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është në hetim pasi dyshohet për lidhje me grupin e Habilajve, vëllezërit shqiptarë të cilët ishin pjesë e një organizate kriminale e cila u godit në Catania të Italisë tetorin e kaluar. Kjo organizatë kryente trafik të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Tahiri, i cili rezulton të ketë lidhje farefisnore me Habilajt, dyshohet t’i ketë favorizuar në aktivitetin e tyre të narkotrafikut. Ish-ministri ka mohuar të ketë patur marrëdhënie me Habilajt.

Hetimi ndaj tij është bashkuar edhe me atë të biznesmenit Orest Sota, të cilit ju gjetën në makinë në muajin nëntor, 863 mijë euro dhe dy patenta të lundrimit të zotit Tahiri. Prokuroria tha se kishte dyshime të arsyeshme për të besuar se sasia e madhe e parave i përkiste Tahirit. Prokurorët thanë se gjatë shqyrtimit të celularit të Sotës janë gjetur disa komunikime të tij me bashkëshorten e ish ministrit të Brendshëm.

Avokati - tij, Maksim Haxhia, e konsideroi “qesharak” vendimin e Gjykatës për t’i ndaluar klientit të tij lëvizjet jashtë vendit. Sipas Haxhisë prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë apo element të ri që të justifikonte një vendim të tillë, të cilin ai paralajmëroi se do da ankimonte në Gjykatën e Apelit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG