Lidhje

San Francisko, emigrantët dhe industria e teknologjisë


Harry Shum, executive vice president of Microsoft's Artificial Intelligence and Research, speaks at a Microsoft event in San Francisco, California, Dec. 13, 2017.
Harry Shum, executive vice president of Microsoft's Artificial Intelligence and Research, speaks at a Microsoft event in San Francisco, California, Dec. 13, 2017.

Vlerësohet se më shumë se një milion emigrantë me arsim universitar në Shtetet e Bashkuara bëjnë punë për të cilat duhen kualifikime të nivelit të ulët. Ata kanë vështirësi në gjetjen e vendeve të punës në profesionet e tyre, duke përfshirë edhe industrinë amerikane të teknologjisë, e cila ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Një panair i veçantë i industrisë së teknologjisë këtë javë në San Francisko mblodhi së bashku refugjatë dhe emigrantë të rinj me punëdhënës potencialë. Korespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn sjell hollësitë.

Panairet e punës janë rutinë këtu në Silicon Valley. Por ky panair është i veçantë. Pesëdhjetë emigrantë dhe refugjatë të rinj të ardhur nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë, Iranin dhe Eritrenë po kërkojnë punë.

Khaled Turkmani nga Siria ka diplomuar në degën e shkencave kompjuterike. Gjatë nëntë muajve të parë në San Francisko, ai bëri punë të ndryshme për të mbijetuar, si shitës i këpucëve, montues i mobilieve, zhvillues i faqeve të internetit, për 10 dollarë në orë.

"Ishte e dhimbshme për mua kur mësova se për të njëjtën punë dikush tjetër që është lindur këtu paguhet 50 dollarë në orë. Por për mua, puna është punë", thotë refugjati nga Siria, Khaled Turkmani.

Zoti Turkmani ndoqi një program me organizatën Upwardly Global, e cila trajnon emigrantët dhe refugjatët e kualifikuar se si të kërkojnë punë në Shtetet e Bashkuara në profesionet e tyre. Këtu, ai mësoi se si amerikanët krijojnë lidhjet profesionale dhe tani ai është një menaxher projekti në industrinë e Teknologjisë së Informacionit.

Emmanuel Iman, një tjetër i diplomuar, i cili tani punon në organizatën Upwardly Global, thotë se gjërat e vogla kanë rëndësi të madhe kur kërkoni punë në Shtetet e Bashkuara.

"Këtu në Shtetet e Bashkuara gjatë bisedës duhet ta shikoni direkt në sytë personin me të cilin flisni. Dhe kur takoni dikë, ju duhet t'i shtrëngoni dorën fortë. Këto elemente tregojnë se ju keni vetëbesim".

Zoti Imani, një emigrant nigerian, thotë se emigrantët e rinjë që kërkojnë punë duhet të mësojnë një mënyrë të re të të folurit.

"Ata thonë, ekipi, grupi, kompania, organizata. Në Shtetet e Bashkuara është shumë ndryshe. Ata thonë: "Unë e bëra këtë".

Ivan Vislov, një emigrant rus, i cili erdhi në panair me bashkshorten e tij, gjashtë muaj më parë mendonte se gjetja e një vendi pune në industrinë e teknologjisë në Silicon Valley do të ishte e lehtë.

"Ne jemi menaxher të produkteve dhe analistë biznesi në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe për këtë arsye kemi ardhur në San Francisko dhe në Silicon Valley, sepse këtu është qendra e kësaj industrie dhe e teknologëve të njohur".

Zoti Vislov planifikon të ketë takime të tjera me kompanitë Yelp, TaskRabbit dhe të tjerë. Ai planifikon të zgjeroj lidhjet profesionale, duke marrë pjesë në panaire të tjera pune. Vislov duhet ta bëjë këtë sepse ai nuk dëshiron të dorëzohet.

XS
SM
MD
LG