Lidhje

Tiranë: Studim mbi diskriminimin e personave LGBTI


Raporti mbi personat LGBTI në Europën Lindore, thotë për Shqipërinë se 92 për qind e të anketuarve nuk dëshirojnë të kenë ndonjë bashkëpunim me persona të kësaj bashkësie, ndërsa gjysma e tyre mendojnë se homoseksualiteti është një sëmundje.

Shqipëri, studim për diskriminimin e komunitetit LGBTI
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:14 0:00

Mbi 70 për qind e personave LGBTI pohuan se kanë presione, konflikte dhe mospajtime edhe brenda familjeve të tyre.

Koordinatori i përhershëm i OKB-në Shqipëri, Brian Uilliams, tha se Tirana ka bërë përparim sa u takon ligjeve për të drejtat e kësaj bashkësise, por ka ende shumë punë për të mbrojtur të drejtat njerëzore të tyre dhe deri në zhvillimin e një lëvizje shoqërore për të garantuar liritë e tyre.

“OKB dëshiron t’ju shoqërojë e tju mbështesë si të rinj që jeni, shoqërinë civile në Shqipëri për të përmbushur të drejtat njerëzore, me qëllim që të krijohet një lëvizje për të celur një hapësirë me kuptim të vërtetë ku mbrohen të drejtat e personave LGBTI” - tha zoti Uilliams.

Studimi zbuloi se pavarësisht mbrojtjes ligjore në ligjore, në të vërtetë diskriminimi ndaj personave LGBTI vazhdon gjerësisht që nga mohimi i të drejtës për të patur martesë dhe familje, si dhe të drejta të tjera që lidhen me vetpërcaktimin e gjinisë dhe integritetit trupor.

Raporti i bën thirrje Shqipërisë të përmirësojë më tej ligjet në përputhje me “Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor”, si dhe të zbatohet ligjet ekzistuese dhe Planin e veprimit për plotësimin e të drejtave të personave LGBTI dhe mbështetjen më të mirë të shoqërisë civile në këtë çështje.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mblodhi sot në një tryezë veprimtarë dhe organizata të të drejtave njerëzore për të diskutuar mbi vështirësitë dhe diskriminimin e bashkësisë LGBTI.

Shqipëria është midis shteteve që iu bashkuan fushatës globale “Të lirë e të barabartë”, nisur nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat Njerëzore, në bashkëpunim me UNDP, kundër diskriminimit të personave LGBTI dhe sigurimin e të drejtave të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG