Lidhje

Vazhdon beteja me zjarret në Kaliforni, ndërsa një zjarrfikës humb jetën


Zjarrfikësit në shtetin perëndimor të Kalifornisë po mbajnë zi për humbjen e njërit prej tyre, ndërsa vazhdon beteja ndaj një prej zjarreve më të mëdhenj në histori. Raportohet se vatra më e madhe e zjarrit, ka shkrumbuar 98 mijë hektarë dhe ka shkatërruar 730 shtëpi.

Ndërsa zjarrfikësit filluan sot ceremoninë e nderimit të zjarrfikësit 32-vjeçar të vrarë dje gjatë betejës me flakët, një zyrtar tha se nuk do të komentojnë për rrethanat e vdekjes, derisa të jetë përfunduar një shqyrtim i aksidentit.

“Ndërsa po përjetojmë këtë humbje tragjike, duhet të ruajmë përqëndrimin tek zjarret. Lufta ndaj flakëve vazhdon. Komunitetet që po mbrojmë i kanë shpresat tek ne dhe nuk do t’i zhgënjejmë”, tha Ken Pimlott, shef i zjarrfikësve në Kaliforni.

Zjarrfikësi vdiq në betejën me zjarrin që ka filluar dy javë më parë, dhe që ka djegur rreth 98 mijë hektarë dhe 730 shtëpi në bashkitë Ventura dhe Santa Barbara, në veriperëndim të Los Anxhelosit. Deri dje, ishte vënë nën kontroll vetëm 30% e këtij zjarri. Zjarre të tjera më të vogla përreth Los Anxhelosit janë vënë tashmë nën kontroll.

2017-ta rezulton një ndër periudhat më të këqija ndonjëherë për Kaliforninë. Ekspertët fajësojnë ngrohjen globale, një thatësirë të madhe që ndodhi rishtazi, si dhe erërat e nxehta dhe të thata që fryjnë nga malet e Kalifornisë çdo vjeshtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG