Administrata Trump akuzoi zyrtarisht Korenë e Veriut për një sulm kompjuterik të ndërmarrë në fillim të këtij viti, i cili preku qindra mijëra kompjuterë kudo në botë.
"Sulmi ishte i përhapur dhe kushtoi miliarda," shkruante Tom Bossert, këshilltar i sigurisë kombëtare në një shkrim të publikuar në gazetën Wall Street Journal.
Peniani prej kohësh dyshohet për shpërndarjen e një virusi kompjuterik të quajtur WannaCry në muajin maj, i cili bëri që përdoruesit në të paktën 150 vende të humbisnin qasjen tek të dhënat dhe funksionet e tjera kritike.
Ndër subjektet e prekura ishte kompania amerikane e transportit FedEx me qendër në SHBA, firma spanjolle e telekomunikacionit Telefonica dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë, gjë që i detyroi spitalet të anulonin operacionet.
Programi WannaCry i kërkonte përdoruesit një shpërblim për të zhbllokuar qasjen në të dhënat që ruheshin në kompjuterat e infektuar.
Sulmi kibernetik u ndal përfundimisht nga një haker britanik i cili zbuloi mënyrën për çaktivizimin e virusit.