Lidhje

KE fillon procedurë disiplinore ndaj Polonisë


Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka nisur një procedurë disiplinore të pashembullt kundër Polonisë, duke deklaruar se reformat e saj të debatueshme të gjyqësorit dobësojnë pavarësinë e gjykatave.

Nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans i Holandës, u tha gazetarëve në Bruksel se 13 ligje të miratuara nga Polonia në dy vitet e fundit kanë krijuar një situatë, në të cilën shumica në pushtet "mund të ndërhyjë sistematikisht dhe politikisht në përbërjen, kompetencat, administrimin dhe funksionimin" e autoriteteve gjyqësore.

Ai tha se "sundimi i ligjit është i kërcënuar" në Poloni, duke shkelur një nga bazat e parimeve të BE-së, pavarësinë e gjyqësorit.

Timmermans i dha Polonisë tre muaj për të tërhequr masat, por ministri polak i drejtësisë Zbigniew Ziobro tha se pavarësisht qëndrimit të BE-së, "reforma" e sistemit gjyqësor do të vazhdojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG