Lidhje

Funerali i kardinalit të Bostonit, Bernard Law

FILE - In this Tuesday, March 12, 2013 file photo, Cardinal Bernard Law attends a Mass for the election of a new pope celebrated by Cardinal Angelo Sodano, not pictured, inside St. Peter's Basilica, at the Vatican.

Papa Françesku do të japë sot në Romë një "vlerësim të fundit" në funeralin e kardinalit të Bostonit Bernard Law, edhe pse kritikët e shohin atë si kryepeshkopin e turpit, pasi ka mbuluar veprimet e priftërinjve pedofilë.

Vatikani njoftoi se mesha e varrimit do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit. Bernard Law vdiq këtë javë në Romë në moshën 86 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Papa Françesku pritet ta bekojë kardinalin siç ka bërë më parë në funeralet e tjera të kardinalëve.

Bernard Law u detyrua të japë dorëheqjen nga funksioni i tij në vitin 2002, pas akuzave se kishte fshehur pedofilinë e përhapur nga dhjetëra priftërinj të famullisë, shpesh duke zgjedhur në vend të largimit, zhvendosjen e tyre nga një kishë në tjetrën.

Në fund, dioqeza pagoi 95 milionë dollarë si kompensim për më shumë se 500 viktima.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG