Lidhje

SHBA: rritet numri i amerikanëve që udhëtojnë gjatë pushimeve për festat


Një numër rekord amerikanësh po udhëtojnë në këtë sezon festash, sipas vlerësimit vjetor të Shoqatës Amerikane të Automobilave (AAA).AAA parashikon se më shumë se 107 milionë njerëz do të udhëtojnë me makinë, tren ose avion duke filluar tani, deri në fillim të vitit 2018.

Megjithë rritjen e çmimit të bezinës, volumi i udhëtimeve pritet të jetë 3,1 për qind më i lartë se sa sezoni i festave të vitit të kaluar, tha shoqata.

Shoqata Amerikane e Automobilave tha se ky sezon shënon vitin e nëntë radhazi të rritjes së udhëtimeve në fund të vitit në Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2005, organizata tha se udhëtimet gjatë pushimeve të fundvitit janë rritur 21,6 milionë, një rritje prej 25 për qind.

Shumica e udhëtarëve, 97,4 milionë prej tyre, do të udhëtojnë me makinë, ndërsa 6,4 milionë njerëz pritet të udhëtojnë me avion, për të vizituar familjen dhe miqtë ose për të shkuar me pushime. Vetem 3,6 milionë pritet të udhëtojnë me tren, autobuz ose anije turistike gjatë festave.

AAA tha se për të dytin vit me radhë, destinacionet kryesore për pushime janë Orlando i shtetit Florida dhe Anaheim i Kalifornisë – vendet ky ndodhen Walt Disney World dhe Disneyland.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG