Lidhje

Shqipëri: Përmbytjet dhe Kryqi i Kuq SHqiptar


Familjet e përmbytura nga lumenjtë dhe shirat e nëntorit ende po jetojnë në vështirësi të mëdha për ushqimet e shëndetin.

Ndërsa mbështetja shtetërore po vonon, Kryqi i Kuq Shqiptar po vazhdon shpërndarjen ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet e rreshjeve.

Ata po ndihmohen deri tani me afro 100 mijë dollarë amerikanë dhe veshje dimërore e materiale higjenike nga Kryqi i Kuq Italian, Kroat, Malazez, Maqedonas, Bullgar e ai Kinez.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka sjellë në Shqipëri 1 mijë e 100 batanije, po aq pako ushqimore dhe higjienike.

Kryqi i Kuq Shqiptar po ndihmon mbi 3 mijë familje të përmbytura me paketa standarte 100 dollarëshe nga dhurimet e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysme-Hënës së Kuqe.

Duke nisur nga 3 dhjetori, Kryqi i Kuq ka mbërritur në afro 1 mijë e 600 familjet me emergjenca më të rënda në Fushë - Krujë, Kamzë, Tiranë, Shijak, Fier, Vlorë, Elbasan dhe në Korçë.

Në Shqipëri u përmbytën në prag të dimrit mbi 4 mijë e 700 banesa, 40 biznese, 30 shkolla dhe afro 15 mijë hektarë toka.

U rrëzuan dhe u dëmtuan 65 ura, u përmbytën 16 mijë hektarë toka bujqësore.

Ekipet e emergjencës shpëtuan nga ujërat 1 mijë e 600 persona dhe zhvendosën 590 familje nga zonat e përmbytura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG