Lidhje

Sanksionet ndaj Koresë së Veriut


Rusia dhe Kina sinjalizuan sot dëshirën për një zgjidhje paqësore të tensioneve rreth aktivitetit bërthamor dhe balistik të Koresë së Veriut.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha për median shtetërore se askush nuk dëshiron të shohë luftë në Gadishullin Korean dhe se ai shpreson se Shtetet e Bashkuara nuk po planifikojnë një qasje ushtarake për zgjidhjen e situatës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunying tha gjatë një njoftimi sot se të gjitha vendet duhet "të ushtrojnë përmbajtje dhe të bëjnë përpjekje aktive dhe konstruktive për të lehtësuar tensionet në gadishullin".

Kina gjithashtu tha se sanksionet e reja të OKB-së nuk duhet të kenë një ndikim të dëmshëm humanitar mbi civilët e Koresë së Veriut apo të ndikojnë "shkëmbimet ekonomike normale dhe të bashkëpunimit.”

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë të premten që kufizon sasinë e benzinës dhe naftës që Koreja e Veriut mund të importojë dhe forcon inspektimet e anijeve të dyshuara për transportimin e paligjshëm të artikujve të ndaluar në ose nga Koreja e Veriut.

Masa gjithashtu urdhëron vendet anëtare të OKB-së të dërgojnë në shtëpi të gjithë koreano-veriorët që punojnë në vendet e huaja brenda dy viteve - një masë që synon prerjen e një burimi të ardhurash për qeverinë e Kim Jong Un, e cila konfiskon në mënyrë rutinë shumicën e të ardhurave të tyre.

Shtetet e Bashkuara llogarisin se deri në 80,000 punëtorë koreano-veriorë punojnë në Kinë dhe të paktën 30,000 në Rusi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG