Lidhje

Palestinezët festojnë Krishtlindjen në Betlehem


Festimet e Krishtlindjes vazhdojnë në Betlehem, qytetin që drejtohet nga palestinezët. Por festimet janë zbehur nga njohja e Presidentit Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhjetëra ditë më parë.

Banda muzikore palestineze marshoi para Kishës së Lindjes së Krishtit duke shënuar fillimin e festave në Betlehem, një vend që historikisht njihet si vendlindja e Jezusit. Ndërsa qindra ishin mbledhur në paradën vjetore, tensionet mbi njohjen nga ana e Uashingtonit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, mbajtën larg shumë palestinezë dhe turistë. Naheel Banoura është banore e Betlehemit.

“Situata nuk është e mirë por e mjerueshme deri diku si rezultat i vendimit të Trumpit për të transferimin e ambasadërs në Jeruzalem. Është si një pushtim amerikan që i është shtuar pushtimit izraelit.”

Vendimi i presidentit amerikan zemëroi palestinezët që kërkojnë që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqytet i tyre. Kjo ka shkaktur përleshje të dhunshme në Betlehem dhe Bregun Perëndimor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka festuar publikisht deklarimin e Trumpit, publikoi një video mesazh të dielën duke ofruar vizita personale në Vendin e Shenjtë Krishtlindjen e ardhshme.

“Jam krenar që Izraeli është një vend ku të krishterët jo vetëm që mbijetojnë por ata lulëzojnë sepse ne besojmë tek kjo miqësi mes njerëzve dhe ne mbrojmë të drejtën e secilit për të adhuruar në faltoret e shenjta pas meje.”

Në Betlehem, zyrtarët e qytetit që sundohet nga palestinezët, po bëjnë një dekleratë me banderola pranë pemës së Krishtlindjes në sheshin Manger. Anton Salman është kryetar i bashkisë në Betlehem.

“Kjo është që të tregojmë se jemi kundër deklarimit të zotit Trump dhe rezufimi i okupimit të vazhdueshëm të territoreve të pushtuara. Jemi njerëz që kërkojmë liri dhe dinjitet njerëzor.”

Papa Françesku, i cili ka shprehur kundërshtim ndaj veprimit të Uashingtonit, ndau një mesazh përfshirës gjatë meshës natën e Krishtlindjes në Vatikan. Një mesazh për të gjithë të krishterët në mbarë botën, përfshi palestinezët që shpresojnë se do të ketë paqe në vendin e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG