Lidhje

Kosovë, protestë për pagën e kryeministrit


Në Kosovë, në një gjest proteste simbolike ndaj rritjes së pagës së kryeministrit, një organizatë joqeveritare ka dhuruar qindra kravata dhe këmisha të mbledhura nga publiku dhe i ka vendosur mbi gardhin e ndërtesës së qeverisë.

Kushtrim Mehmeti, përfaqësues i organizatës joqeveritare Përtej Mureve, ka mbledhur këmisha dhe të paktën 214 kravata duke i varur në gardhin përreth zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Javën e kaluar, kabineti i zotit Haradinaj vendosi të dyfishojë pagën e tij në 2,950 euro në muaj dhe të caktojë pagën minimale për zyrtarët e lartë në 680 euro në muaj.

Kryeministri Haradinaj me sa duket u përpoq të justifikonte rritjen e pagave me nevojën për kravata dhe këmisha të reja në punën e tij të përditshme.

Në vitin 2016, paga mesatare në Kosovë ishte 501 euro në muaj.

Kushtrim Mehmeti tha se organizata e tij kishte bërë një thirrje në rrjetet sociale dhe kishte mbledhur 214 kravata dhe shumë këmisha.

Ai tha se ata po synonin të mblidhnin 365 kravata "për të siguruar të gjitha kravatat e kryeministrit për një vit".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG