Lidhje

Tiranë: Dy deputetë rrezikojnë mandatin prej ligjit të dekriminalizimit


Prokuroria në Shqipëri kërkoi sot ndërprerjen e mandateve të deputetëve Aqif Rakipi të PDIU-së në Elbasan dhe dhe Gledion Rahovica të LSI-së në Berat.

Dy deputetët kanë fshehur në vetëdeklarimet e tyre të dhëna kriminale, që lidhen me ndalimin e tyre nga policia italiane.

Verifikimet e prokurorisë janë bërë me kërkesë të KQZ-së sipas ligjit të dekriminalizimit, I cili kërkon ndërprerjen dhe heqjen e mandatit për deputetët që kanë rekorde kriminale në jetën e tyre dhe arrijnë t’i fshehin ato.

Prokuroria nisi hetimet për disa deputetë dhe zyrtarë të të administratës së niveleve të ndryshme në pushtetin qendror dhe atë vendor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG