Lidhje

Kina: ShBA të bëjnë më shumë në luftë kundër opioideve


A press release detailing some of the chemical substances to be banned in Beijing, China, Dec. 28, 2017.
A press release detailing some of the chemical substances to be banned in Beijing, China, Dec. 28, 2017.

Një zyrtar i lartë kinez për luftën ndaj drogës tha sot se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të luftuar epideminë e opioideve.

Drejtori i Divizionit në Zyrën e Kontrollit të Narkotikëve në Ministrinë e Sigurisë Publike të Kinës Yu Haibin u tha gazetarëve në Pekin se kishte pak prova që tregonin se Kina ishte burimi i shumë kimikate që përdoreshin në prodhimin të opioidit të fuqishëm fentanyl, i cili përdoret në trajtimin e dhimbjeve.

Sipas tij Pekini nuk e ka mohuar kurrë faktin se disa kimikate që përdoren për prodhimin e fentanilit eksportohen drejt SHBA-së nga Kina, por siç tha ai në të vërtetë nuk ka informacion të mjaftueshëm dhe dëshmi mbi sasinë dhe raportin për të paraqitur situatën, nëse bëhet fjalë për 20 për qind, 40 apo 80 për qind. “Ne nuk duhet të bëjmë vlerësim subjektiv të situatës", tha zyrtari i lartë kinez.

Ai tha se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në në lidhje me kontrollin e drogës, në mënyrë të sinqertë dhe praktike.

Autoritetet kineze dhe amerikane kanë punuar ngushtë për zbatimin e rregulloreve ndërkombëtare lidhur me drogën si dhe për të ngadalësuar rrjedhën e lëndëve që përdorën për prodhimin e saj drejt SHBA-së.

Por të dy qeveritë gjithashtu kanë fajësuar njëra-tjetrën mbi përgjegjsinë lidhur me situatën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG