Lidhje

Marshim proteste kundër faljes së Fujimorit në Peru


Familjet e viktimave të ish presidentit të Perusë Alberto Fujimori kanë planifikuar një marshim proteste sot si shprehje zemërimi ndaj vendimit për lirimin e ish-udhëheqësit, që po vuante një dënim me 25 vjet për vrasje dhe abuzime të tjera me të drejtat e njeriut.

Gjatë një deklarate për median, duke mbajtur në duar fotot e të afërmve të tyre të vrarë, ata denoncuan veprimin që ndërmori presidentin aktual Pedro Pablo Kuczynski për të falur ish presidentin peruan.

Një nga anëtarët e familjes tha se nëse Alberto Fujimori vrau djalin e tij në mënyrë frikacake e mizore, presidenti aktual Pedro Pablo Kuczynski me këtë veprim vrau të gjithë familjen e tij.

Falja e Alberto Fujimorit të dielën ngriti mjaft dyshime. Vendimi erdhi pak ditë pasi presidenti i shpëtoi një votimi të kongresit për shkarkimin e tij lidhur me një skandal korrupsioni, falë djalit të Fujimorit.

Kërkojmë dy gjëra të rëndësishme nga Gjykata Ndër-Amerikane (e të Drejtave të Njeriut): t’i kërkojë shtetit peruan të paraqesë një raport mbi arsyet e faljes së z. Alberto Fujimori, i dënuar për krimet në Barrios Altos dhe La Cantuta si dhe të thërrasë një seancë dëgjimore lidhur me pajtueshmërinë me ligjin të këtij veprimi”, tha Carlos Rivera, avokat i viktimave

Presidenti Kuczynski tha se e mori këtë vendim për arsye humanitare nisur nga gjendja shëndetsore jo e mirë e 79 vjeçarit Fujimori.

Në një video të regjistruar ndërsa ishte i shtruar në spital, ish-udhëheqësi Fujimori pranonte se i kishte "zhgënjyer" qytetarët peruan dhe kërkonte faljen e tyre.

XS
SM
MD
LG