Lidhje

Kaliforni: nis përdorimi rekreativ i marijuanës


Shitja dhe përdorimi rekreativ i marijuanës është tashmë i ligjshëm në Kaliforni. Më 1 janar, Kalifornia u bë shteti i gjashtë amerikan që ligjëroi përdorimin e marijuanës edhe pse qeveria federale ende e klasifikon shitjen dhe posedimin e saj si një vepër penale.

Në Kaliforni, personat 21 vjeç e sipër mund të mbjellin deri në gjashtë bimë marijuanë si dhe të posedojnë ligjërisht rreth 28 gramë, e ngjashme kjo me ligjet në pesë shtetet e tjera që e kanë legalizuar përdorimin e saj.

"Erdhëm këtu rreth orës 5 të mëngjesit, ky është moment historik. Mendoj gjithashtu se është e dobishme dhe në një periudhë afatgjatë, do të ndihmojë shumë njerëz”, thotë Diana Gladden, konsumatore.

Por në fillim shitja e marijuanës në Kaliforni mund të jetë disi e kufizuar.

Prej fillimit të vitit vetëm 90 biznese kanë leje për të shitjen e marijuanës me pakicë.

Në vitin 2016 Kalifornia miratoi me referendum atë që njihet si Propozimi 64, dy dekada pasi ishte shdërruar në shtetin e parë amerikan që legalizonte përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Deri tani 29 shtete amerikane, nga 50 gjithësej, e kanë legalizuar përdorimin e marijuanës për trajtime mjekësore. Në vitin 2018 pritet që përdorimi rekreativ i marijuanës të legalizohet edhe në shtetet Mejn dhe Masaçusest.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG