Lidhje

KQZ kërkon të dhëna shtesë për deputetët Rahovica dhe Rakipi


KQZ nisi sot shqyrtoi sot kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandateve të deputetëve Aqif Rakipi të PDIU-së në Elbasan dhe dhe Gledion Rahovica të LSI-së në Berat.

Sipas prokurorisë, ata kanë fshehur të dhëna kriminale të jetës së tyre në Itali në deklaratat e tyre të integritetit në përputhje me ligjin e dekriminalizimin.

KQZ i kërkoi prokurorisë të dhëna shtesë për deputetët Rahovica dhe Rakipi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Anëtari i KQZ-së, Gëzim Veleshnja, tha se hetimet e materiali i prokurorisë janë të paplota dhe plot difekte dhe kërkuan të dhëna shtesë nga hetuesit.

Avokatët e deputetëve Rakipi dhe Rahovica deklaruan se materiali i prokurorisë ka gabime dhe nuk citon saktë të dhënat e pretenduar nga policia italiane dhe ajo europiane.

Edhe ata kërkuan rrëzimin e kërkesës për ndërprerje mandateah të deputetëve si të pamotivuar.

Pasi u dëgjuan shpjegimet e avokatëve të dy deputetëve dhe të anëtarëve të KQZ-së, komisioni miratoi me 4 vota pro propozimin që prokurorisë t’i kërkohen material shtesë që mbështesin ndërprerjen e mandateve të ligjvënësve brenda dy ditëve të ardhshme.

Verifikimet e prokurorisë u bënë me kërkesë të KQZ-së sipas ligjit të dekriminalizimit, i cili kërkon ndërprerjen dhe heqjen e mandatit për deputetët, që kanë rekorde kriminale në jetën e tyre dhe i fshehin ato.

Bazuar në ligjin e dekriminalizimit, prokuroria nisi hetimet për disa deputetë dhe zyrtarë të administratës së niveleve të ndryshme në pushtetin qendror dhe atë vendor.

Ligji synon të pastrojë radhët e parlamentit dhe administratës shtetërore me rekorde kriminale, por deri tani rezultatet e këtij procesi janë minimale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG