Lidhje

Dënimi i bankierit turk kërcënon lidhjet SHBA -Turqi


Ankaraja vazhdon të kritikojë dënimin nga një juri amerikane të një bankieri turk për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Duke folur me gazetarët të premten në aeroportin e Stambollit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se rasti ishte pjesë e një "zinxhiri komplotesh serioze" kundër vendit të tij. Ai shtoi se marrëveshjet dypalëshe ligjore me Shtetet e Bashkuara "po humbasin vlefshmërinë".

Të mërkurën Mehmet Hakan Atilla, zëvendës shef ekzekutiv i Halkbank, u dënua nga një gjykatë e Nju Jorkut me 5 nga 6 akuzat e ngritura ndaj tij, për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranin. Prokurorët kanë paraqitur dëshmi të disa bankave turke të përfshira në pastrim parash për të shmangur sanksionet iraniane dhe analistët paralajmërojnë se “dera është e hapur” për një gamë më të gjërë të mundshme sanksionesh financiare.

Masat variojnë nga gjobat ndaj bankave turke në kufizime të mëdha të aftësisë së tyre për të marrë hua në tregjet financiare amerikane.

Përvoja e bankave të huaja që kapen duke shkelur sanksionet amerikane sugjerojnë se pasojat mund të jenë të rënda për bankat turke.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG