Lidhje

Një vështrim mbi metodat e reja që ju mbajnë në formë


Stërvitjet dhe dietat për vitin e ri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:47 0:00

Pas festave të fundvitit, shoqëruar me shumë ushqim, pije dhe argëtim, zakonisht vitin e ri e presim me shumë premtime dhe angazhime për përmirësimin e vetvetes, përshirë shëndetin fizik. Materiali në vazhdim hedh një vështrim se si të dobësohemi e të mbetemi të shëndetshëm duke larguar nga trupi substancat toksike, falë disa metodave të reja të provuara vitin që lamë pas.

Stërvitjet dhe dietat për vitin e ri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:47 0:00

E nisëm vitin në Pakistan, atje ku një numër gjithnjë e më i madh burrash e grash i janë kthyer stërvitjes me intensitet të lartë për të përballuar stresin e të jetuarit në qytetin e Karaçiut.

Në zonat e pasura po lulëzojnë palestra si kjo që shihni, ku gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë një ngacmim për të nisur ditën.

Stafi këtu beson se anëtarësimi në këtë palestër, është dëshmi e vetëdijes mbi përfitimet e të jetuarit shëndetshëm.

Anëtarët thonë se stërvitja e rregullt ndihmon në përballimin e streseve të shumta që ka jeta në një qytet të ngarkuar dhe tejet të populluar si Karaçi, që numëron afro dy milionë banorë.

Natyrisht, jo të gjithë pakistanezët shkojnë në palestër, disa preferojnë të marrin mësime në mënyra më tradicionale siç është kjo ndeshje mundjeje.

------

Gjërat po nxehen edhe në Los Anxhelos, ku Hollywood-i është kthyer në Bollywood për frymëzim fizik.

Burrat dhe gratë e Los Anxhelosit, të ndërgjegjshëm për trupin, e kanë shdëruar stërvitjen e trupit, në Bollywood.

Kërcimi i stilit të Bollywood-it është shdërruar në trendin më të fundit të palestrave në Los Anxhelos.

"India e Veriut ka një valle të quajtur “Bhangra”, e cila është bërë shumë e njohur tani. E shihni kudo dhe ndoshta është vallja që dhuron më shumë kënaqësi”, thotë Shalini Vadhera, konsulente bukurie.

Achinta S. McDaniel është drejtore artistike në kompaninë e kërcimit “Blue13”.

"Lëvizjet kërkojnë dramacitet dhe djersitje, shumë kërcime e hedhje, rrotullime dhe e gjitha bashkëshoqërohet me këngë".

Në Evropë sportet e dimrit dominohen nga sporti i skive. Duket e lehtë, por kërkon muskuj dhe gjunjë të forta, një gjë që të sjell në formë për në pranverë.

----

Miliona njerëz në mbarë botën tashmë praktikojnë jogën, jo vetëm për një rizgjim shpirtëror, por si një mënyrë për të qëndruar në formë, fleksibël dhe të ndihen mirë.

Ky kurs përkoi me ditën botërore të jogës.

Shumë prej tyre e praktikojnë atë prej vitesh, por kjo qendër ofron kurse për të gjitha nivelet dhe forma të ndryshme të jogës.

Sipas pronarit të qendrës Jonathan Sattin, popullariteti gjithnjë në rritje i jogës vjen nga fakti sepse u përshtatet të gjithë njerëzve, pavarësisht e aftësive të tyre fizike.

"Kur hapëm në vitin 2000, në Londër ishin vetëm dy qendra të tjera të jogës", thotë ai

Një nga kursantet Amy McKeown thotë: "Është pak a shumë si një ristartim kompjuteri. Të ardhurit këtu është ristartim i vetvetes”.

Ky është një kurs libanez i jogës dhe ka pak ngjashmëri me jogën tradicionale. Burrat dhe gratë vijnë në këtë apartament vetëm për të qeshur si pjesë e një seance terapie të të qeshurit.

Ky kurs joge që i kushtohet të qeshurit, tërheq njerëz të të gjitha moshave.

Instruktori Abd-Elbaki beson se kjo lehtëson stresit: "Rritja e endorfinës lufton sëmundjen, na fal lumturi. Nga çdo e qeshur humbisni 3.5 kalori dhe shërben si botoks për vajzat".

Pavarësisht nëse i besoni të gjitha atyre që thotë Abd-Elbakiut, joga e qeshjes përfshin shumë lëvizje dhe aktivitet fizik, thjesht me një qeshje që vjen nga barku.

Nëse jeni duke kërkuar një gjendje më vibruese duhet të vini këtu ku këto piktura grafiti, duken sikur po kërcejnë nga muret.

Ky vend konsiderohet si një palestër trajnimi pa kufij në distriktin e arteve në veri të Hollivudit.

Këtu ka diçka për të gjithë, deri tek alpinizmi jashtë në diellin kalifornian.

Koncepti i kësaj palestre kishte si qëllim t’i afronte njerëzit në kufijtë e aftësive të tyre, kështu që ata do të zbulojnë se nuk ka kufij, veç atyre që i vendosin vetes.

Bashkëthemeluesi Jack Torosian nuk bën shaka kur thotë : “Këtu nuk ka orë, nuk kam vënë, sepse nuk dua që njerëzit të kontrollojnë orën që të llogarisin sa do të qëndrojnë. Dua të jenë këtu, të bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe jo të largohen sepse vajti ora".

Në shumicën e garave, pikët nënkuptojnë çmime, por në këtë ligë futbolli kilogramët që humbisni mund t'u çojnë tek qëllimet.

“Burrat kundër yndyrës” u krijua në vitin 2016, nga një grup njerëzish që besonin se nuk kishte programe të mjaftueshme për humbje të dhjamit për meshkujt dhe shumë shpesh ata ishin pakicë në klasa ku mësohet zumba.

Menaxheri i projektit Terry Douding thotë: "Shumica e burrave humbasin nga 5 në 10 përqind të peshës së tyre fillestare dhe shumë humbasin peshë falë mbështetjes së kolegëve apo trajnerëve".

Doug Curtis është anëtar i klubit, por gjithashtu dhe një trajner.

Babai i dy fëmijëve ishte paralajmëruar nga mjeku i tij se kishte tension të lartë dhe probleme me diabetin.

Curtis punon gjatë turnit të natës dhe thotë se problemi i tij ishte konsumimi i tepërt i sheqerit: "Duke u përpjekur të qëndrosh zgjuar gjatë natës ke një dëshirë të madhe për sheqer, por unë në një fare mënyre e kam ndaluar

Kompania ka mbështetjen e disa klubeve të futbollit profesionist dhe ky grup luan në fushën e Leyton Orient-it në Londër.

Ata thonë se të gjithë donin të luanin futboll, por ndjenin se pesha e tyre ishte një pengesë.

Gurbakash Singh beson se humbja me sukses e peshës ka ardhur falë mbështetje të ekipit dhe miqësisë.

--------

Në fillim kjo duket si çdo klasë joge, ku anëtarët meditojnë dhe shtriqen.

Por në këtë klasë në Massachusetts, kur e keni përsosur pozicionin e shtriqjes së një qeni, në lojë hyn një një dhi që kërcen.

Po shdërrohet në një trend mjaft popullor në SHBA futja e kafshëve në palestrat e jogës.

Ata që e praktikojnë thonë se kjo është mjaft argëtuese.

"Shkakton të qeshura! Ato na ndjekin. Një dhi hipi mbi mua ndërsa po përkulja kurrizin për të bërë urën", thotë një nga pjesëmarrëset në kurs Christy Crutchfield.

Përveçse marrin pjesë në ushtrimet e jogës, dhitë shërbejnë për shplodhje të praktikantëve, me përkëdhelje dhe argëtim.

Stan McCoy, bashkëpronar i fermës “Livadhi i mënçur” që siguron dhitë shpjegon:

"Joga e dhi është një kombinim i meditimit shumë serioz me një dhe jo aq serioz dhe të mban në lëvizje".

-----

Sëmundja e arteries periferike prek rreth 8 milionë amerikanë, rreth 2 milionë nga të cilët kanë dhimbje të këmbëve. Por mjekët thonë se stërvitjet e kontrolluara funksionojnë më mirë se operacionet dhe ilaçet.

Rita Driscoll vuan nga kjo sëmundje. Ajo ka dhimbje këmbësh që shkaktohet nga enët e gjakut të bllokuara.

Ajo ecën derisa ndihen dhimbje dhe mund të durojë.

Ajo thotë se regjimi që ajo ndjek është i thjeshtë: "E bëj për tetë minuta dhe pastaj pushoj për pak".

Doktoreshë Mary McDermott e shkollës së Mjekësisë në Universitetit e Feinberg-ut thotë: "Është një nga pak terapitë që vlerësohen si efektive".

------

Shumë prej nesh po kërkojnë mënyra teknike për të përmirësuar rezultatet e përpjekjeve tona fizike.

Kjo grua po stërvitet në një palestër normale në Kiev, por bluza që ka veshur ka disa “marifete”.

Ndërsa ajo stërvitet bluza i mat impulsin dhe bën dërgimin e të dhënave EKG në kohë reale tek një aplikacion që ndodhet në telefonin e saj.

Pajisur me elektroda që analizojnë të dhënat, tela të integruar në copën e bluzës dhe sensorë, bluza i transferon sinjalet në një njësi prej së cilës të dhënat i dërgohen aplikacionit, i cili i analizon dhe ofron të dhëna për stërvitjen, statistika të zonës kardiovaskulare, një vlerësim të vazhdueshëm të lodhjes, intensitetin e stërvitjes dhe nivelin e stresit.

----

Kthemi sërisht në Los Anxhelos ku entuziastët në “BoxUnion” po djegin kalori.

Felicia Alexander, bashkëpronare e klubit, ka risjellë një formë ndryshe të boksit, duke i shtuar muzikë dhe meditim.

"Ne në thelb jemi “një grup grushtash, njerëz plot pasion"

Studimet nuk tregojnë se çfarë efekti ka boksi tek lehtësimi i stresit, por gjatë ushtrimit të tij prodhohet endorfinë dhe kjo ndihmon në përmirësimin e humorit. Por si çdo sport tjetër i fortë gjatë stërvitjes mund të lëndoheni ndaj dhe mjekët këshillojnë të gjithë që të bëjnë nxemjen e duhur dhe seanca pushimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG