Lidhje

Tirana përshendet miratimin e ligjit për gjuhët


Tirana

Në Shqipëri, autoritetet përshëndetën miratimin sot nga parlamenti i Maqedonisë, të ligjit për gjuhët, i cili i jep gjuhës shqipe një përdorim më të gjerë dhe shtrirje të saj dhe në institucione të larta shtetërore, ku ajo nuk është përdorur më parë. “Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të tijin në Facebook.

“Një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë”, e konsideron vendimin e parlamentit maqedonas ministria e Jashtme shqiptare, sipas së cilës “miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat europiane”. Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson më tej se “Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik. Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur”.

Vendimi i sotëm është përshëndetur dhe nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili e cilëson atë si “një hap të rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë”. Zoti Basha nënvizon se ky hap është “një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni”. Në një deklaratë të posaçme ai vlerëson dhe “qëndrimin e forcave politike maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj”, duke shtuar se është “i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG