Lidhje

Bullgaria merr presidencën e rradhës së BE


Bullgaria mori të enjten presidencën e radhës të Bashkimit Europian për 6 muaj dhe sot nënshkroi një projekt prej 100 milionë eurosh që synon të mbështesë zhvillimin e bujqësisë në Bullgari.

Projekti bullgar është kuadrin e një plani të gjerë të paraqitur nga Presidenti i Komsionit Europian Jean-Claude Juncker, për investime në vendet e Bashkimit Europian.

Ai është një investim prej 256.1 miliardë eurove i Bankës Europiane të Investimeve për projekte të ndryshme, që do të ndihmojnë në krijimin e më tepër se 300 mijë vendeve të punës në vendet europiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG