Lidhje

Përplasja e anijes çisternë iraniane


Ekipet e shpëtimit kanë nxjerr trupat e dy anëtarëve të tjerë të një anije çisternë iraniane që u përplas në Detin e Kinës Lindore me një anije kineze mallrash.

Media shtetëtore kineze tha se trupat e nxjerr u gjetën sot në mëngjes në kuvertën e anijes që ende po digjet. Një trup tjetër i gjetur më parë besohet të jetë I një prej 32 anëtarëve të ekuipazhit, që përfshijnë 30 iranianë dhe dy nga Bangladeshi.

Ekipet e shpërtimit u përpoqën të arrinin në pjesën e banimit të ekuipazhit të shtunën por u kthyen nga temperaturat e larta.

Ekipi megjithatë ishte në gjendje të siguronte kutitë e regjistrimit.

Anija çisternë po lundronte nga Irani në Korenë e Jugut me 136 mijë tonë metrikë naftë të papërpunuar kur u përplas të shtunën e kaluar me një anije kineze rreth 257 kilometra nga brigjet e Shangait.

21 anëtarët e ekuipazhit kinezë u shpëtuan pas përplasjes. Anija e tyre po trasportonte grurë nga Shtetet e Bashkuara në Kinë.

Arësyet e përplasjes nuk janë ende të qarta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG