Lidhje

Protesta të reja në Tunizi, në 7-vjetorin e pranverës arabe


Sindikatat dhe partitë politike organizuan një ditë tjetër demonstratash të dielën në Tunizi.

Protestat një javore kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytetet e tjera të vendit të Afrikës Veriore, të nxitura nga zemërimi në rritje me çështjet sociale dhe ekonomike të vendit.

E diela shënon gjithashtu shtatë vjetorin e kryengritjes arabe në Tunizi që solli rrëzimin e presidentit Zine El Abidine Ben Ali pas 23 vitesh në pushtet.

"Punë, Liri dhe Dinjitet", sllogani i përdorur shtatë vite më parë, u rishfaq sërish gjatë demonstratave të kësaj jave.

"Revolucioni nuk solli asgjë konkrete për jetët tona të përditshme, ndërsa gjërat vetëm sa përkeqësohen", thotë Fatma Ben Hassine. "Politikanët, të cilët shqetësohen vetëm për rehatinë e tyre, na lënë në dëshpërim".

Pas disa ditë protestash, qeveria njoftoi dje se do të rrisë me 70.3 milionë dollarë ndihmën sociale ndaj 250 mijë familjeve të varfëra.

Zemërimi në Tunizi u shtua me rritjet e çmimeve që u prezantuan nga qeveria më parë këtë muaj.

Që nga e hëna, forcat e sigurisë janë dislokuar në Tuniz dhe mbarë vendin. Disa qindra njerëz janë arrestuar, përfshirë politikanë të opozitës, ndërsa dhjetëra janë plagosur në përleshjet me policinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG