Lidhje

Dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët hokei për femra


Dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët hokei për femra dhe do të marshojnë së bashku nën një flamur në lojrat olimpike dimërore që mbahen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.
Lajmi u konfirmua nga Seuli sot pas një raundi të ri bisedimesh në një periudhë ngrohje mardhëniesh ndërkufitare.
Për herë të parë pas më shumë se dy vitesh Pheniani dhe Seuli nisën bisedimet javën e kaluar lidhur me lojrat olimpike, duke i dhënë një frymëmarrje ngërçit disa mujor lidhur me programin bërthamor të Phenianit. Por Japonia ka kërkuar të tregohet kujdes ndaj asaj që e quan “fushatë joshje e veriut për të arritur qëllimet e tij”.
Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion prej më shumë se 400 personash thuhej në deklaratë e përbashkët të shtypit të lëshuar nga ministria e Bashkimit në Seul, që shtonte se numri i saktë i atletëve do të përcaktohet pas diskutimeve me komitetin ndërkombëtar olimpik.
Delegacioni pritet të fillojë të mbërrijë në Korenë e Jugut më 25 janar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG