Lidhje

Dëmshpërblimet për të burgosurit e diktaturës komuniste


Dëmshpërblimeve për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë të diktaturës komuniste.
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Në Tiranë nxiti polemika të reja pezullimi i dëmshpërblimeve për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë të diktaturës komuniste.

Ministria e financave pritet t’i kërkojë parlamentit një ndryshim të ligjit në nenet për pasardhësit e të burgosurve politikë.

Por përfaqësues të tyre pohojnë se dëmshpërblimet për dënimet e padrejta atyre u takojnë me ligj dhe me Kushtetutë, dhe kjo është minimumi i rehabilitimit, që qeveria mund të bëjë për ta.

Ministria e financave i ka propozuar qeverisë të rishkojë ligjin mbi dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë te regjimit komunist në pikën, ku përmenden trashëgimtarët e tyre.

Propozimi parashikon kufizimin e këtyre përfituesve deri në brezin e parë të të dënuarve politikë, dhe përjashtimin e atyre të brezit të dytë e të tretë, që shkojnë në rreth 12 mijë persona.

Ministria e financave e ka përqëndruar të gjithë fondin e dëmshpërblimeve këtë vit vetëm te fëmijët e të dënuarve politikë, që kanë qenë burgosur.

Por kjo nismë e fundit ka shkaktuar reagimin e ashpër të të përndjekurve politikë.

Përfaqsues të ish-të përndjekurve thanë se ky shpjegim i qeverisë përpiqet të mbulojë urrejtjen ndaj kësaj shtrese të vuajtur për motive politike.

“Dëmshpërblimet janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. Në një vend demokratik, askush nuk mund të ndryshojë ligje të caktuara vite më parë për një minimum dëmshpërblimi mbi dënimin e padrejtë gjatë diktaturës komuniste” - tha drejtuesi i Unionit të të Përndjekurve dhe Burgosurve Politik, Besim Ndregjonaj.

Për shkak të ndryshimeve ligjore që pritet të bëhen, financat shtetërore për trashëgimtarë ka ngrirë deri në kohën kur do të dalë një vendim i ri mbi përfituesit e brezit të dytë e të tretë.

Ligji thotë se me shlyerjen e dëmshpërblimit të përfituesve parësore, buxheti u kalon trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë, por ky grupim është ende i papërcaktuar.

Qeveria ka ndarë këstin e tetë të dëmshpërblimeve për ish të dënuarit politik të diktaturës komuniste, që jetojnë ende, duke e përmbyllur për 3 vjet këtë proces të zvarritur në më shumë se dy dekada.

Dëmshpërblimet financiare për burgun e padrejtë u dhanë me 8 këste për 1650 ish-të dënuar politikë të diktaturës komuniste.

Por ende është bërë pak për integrimin dhe rehabilitimin e tyre moral, shoqëror dhe ndriçimin e krimeve të atij regjimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG