Rita Ora dha një koncert shumë të suksesshëm në Hong Kong, ku dje mori edhe një çmim. 27-vjeçarja britanike me origjinë nga Kosova interpretoi një numër këngësh të saj më të suksesshme, në koncertin Billboard Radio Live.
Admiruesit e saj ishin çuar në këmbë gjatë të gjithë koncertit, duke e shoqëruar intrepretimin e saj duke kërcyer.
Në koncert ajo u nderua nga organizatorët me çmimin e Artistit më të mirë për vitin 2017.
Facebook Forum