Lidhje

Tiranë: Studimi, të prekurit nga de-kriminalizimi po promovohen në karrierë


Instituti i Studimeve Politike sapo ka mbyllur në Tiranë një studim mbi dekriminalizimin e institucioneve, ku flitet me shqetësim për zvarritje dhe rezultate të pakëta në zbatimin e këtij procesi.

Nga studimi del se gjatë tre viteve të fundit janë larguar nga postet e larta shtetërore vetëm tre persona, ndërsa dhjetra të tjerë kanë arritur ti shmangen penaliteteve të këtij ligji duke vazhduar të qetë karrierën nga një institucion te tjetri.

Dekriminalizimi nuk prek njerëz me poste
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Drejtuesi i këtij Instituti Afrim Krasniqi thotë se për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit mungon vullneti politik i partive dhe institucioneve shqiptare dhe duket se ligji u bë vetëm për të kënaqur pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare.

Pasi janë larguar nga parlamenti ata janë emëruar më poshtë nëpër ministri, prefektura, bashki dhe inspektoriate pa u shkëputur për asnjë ditë nga angazhimet partiake.

Zoti Krasniqi thotë se në mënyrën më paradoksale zyrtarë të ndryshëm janë larguar nga parlamenti prej dekriminalizimit, por kanë vazhduar karriera politike dhe administrative akoma më të suksesshme.

Studimi vëren se nga nxitimi në përgatitjen e ligjit, rrjeta ka lënë shumë hapësira nga po shpëtojnë shumë prej zyrtarëve të inkriminuar. Aty përdoret si shembull mospërfshirja e rekordeve të policisë zviceriane ku kanë lënë vepra e të dhëna kriminale shumë shqipëtarë.

Dekriminalizimi mbetet për një kohë të gjatë një temë e nxehtë debati mes partive politike të cilat shpesh vënë në dyshim akuzat e ndërsjellta për inkriminime te politikanëve të njohur midis tyre.

Zoti Krasniqi thotë se për fat të keq ky ligj po përdoret si gjueti shtrigash dhe mjet presioni ndaj politikanëve të ndryshëm dhe thjesht po I njollos ata pa I dënuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë herë pas here në debate të apshpëra kur ka shqyrtuar kërkesa të prokurorisë për ndërprerje mandati deputetësh me të dhëna kriminale.

Edhe pse këto të dhëna kanë ardhur nga polici të ndryshme evropiane deputetët I kanë vënë në dyshim dhe i kanë hedhur poshtë dhe anëtarët e kqz kanë replikuar pro dh kundra sipas humoreve politike dhe aleancavve partiake të momentit.

Studiuesit mendojnë se ligji për dekriminalizimin është i dyti që po rrëshqet drejt dështimit pas ligjit të mëparshëm mbi pastërtinë e figurave të përzjera me diktaturën komuniste.

Sipas tyre, si të inkriminuarit e diktaturës ashtu dhe te inkriminuarit e korrupsionit të sotëm po i shpëtojnë njëlloj masave parandaluese dhe po arrijnë të depërtojnë pa pengesa në nivelet më të larta të administratës shtetërore dhe të partive politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG