Lidhje

Gjen. Carter: Shkurtimet buxhetore dëmtojnë aftësitë ushtarake të Britanisë


Shefi i ushtrisë britanike ka dhënë një paralajmërim të fortë se shkurtimet e buxhetit po dëmtojnë aftësitë e vendit për t’u përballur me kundështarët në fushën e betejës. Siç njofton nga Londa korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Gjenerali Nick Carter ka thënë se konfliktet në Ukrainë dhe Siri u kanë dhënë forcave ruse eksperiencë në fushën e betejës, ndërsa shkurtimet në Britani e kanë lënë vendit me pajisje të vjetëruara.

Gjenerali Carter bëri një paralajmërim të zymtë rreth këcënimit me të cilin përballet Perëndimi nga Rusia.

“Besoj se aftësia jonë për të parandaluar apo reaguar ndaj këtyre kërcënimeve do të zbehet nëse aftësitë tona nuk shtohen. Ata përbëjnë një rrezik të qartë dhe të pranishëm. Nuk janë mijëra kilometra larg por në pragun e Evropës.

Gjenrali citoi flotën e re ruse të tankeve “Armata”. Tanket britanike “Challenger” nuk janë përmirësuar për 20 vjet. Ai paralajmëroi se Moska i ka përdorur konfliket e kohëve të fundit për të testuar forcat e armatosuara.

“Kanë përdorur Sirinë për të provuar aftësitë dislokuese për një numër të madh oficerësh, që të marrin përvojë të lartë nga fusha e betejës, të cilën nuk mundën ta merrnin në Ukrainë. Që të testojnë në luftime raketat me rreze të gjatë veprimi dhe rreth 150 armë të reja dhe pajisje.”

Reagimi i pazakontë nga Gjenerali Carter reflekton shqetësimet në rritje rreth shkurtimit të shpenzimeve. Investimet ushtarake britanike kanë rënë me 11,2 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të fundit. Ushtria britanike ka përsonelin më të vogël që nga luftrat e Napoleonit në fillim të shekullit të 19-të.

Trevor Taylor është profesor në Institutin Mbretëror të Sherbimeve të Bashkuara.

“Ministria e Mbrojtjes ka probleme të mëdha financimi, pjesërisht nga Brexit dhe pasojat e saj.”

Por Britania nuk duhet të përpiqet të barazohet me Rusinë në spektrin e plotë të aftësive ushtarake, argumenton profesori.

“Duhet të fokusohemi tek përmbajtja e këcënimit dhe ruajtja e sigurisë që ofron NATO. Këcënimi më i madh që përbën Rusia nuk është pushtimi, dhe natyrisht jo i Evropës Perëndimore. Por është që vendet që kufizohen me Rusinë të ndjehen më pak të sigurta lidhur me angazhimin që kanë nga NATO dhe Perëndimi.”

Britania është një prej vendeve anëtare në NATO që kanë dërguar trupa dhe armë në vendet lindore evropiane për të përmbajtur agresionin rus. Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka bërë thirrje ndaj vendeve të NATO-s që të shtojnë shpenzimet ushtarake.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG