Lidhje

E paqartë beteja për programin Daka

Demonstrators rally in support of Deferred Action for Childhood Arrivals (DACA) outside the Capitol, in Washington, Jan 21, 2018.
Demonstrators rally in support of Deferred Action for Childhood Arrivals (DACA) outside the Capitol, in Washington, Jan 21, 2018.

Është ende e paqartë në se Kongresi do të jetë në gjendje të miratojë një ligj për një temë të mprehtë sikurse emigracioni, që u bë shkas për mbylljen e qeverisë të shtunën.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat tha këtë javë se ai synonte që Senati të përgatiste legjislacionin e duhur për të zgjidhur situatën e vështirë të imigrantëve pa dokumente që janë sjellë në moshë të mitur në Amerikë si dhe çështje të tjera deri më 8 shkurt, kohë kur përfundon sërisht buxheti për qeverinë.

Ky premtim bindi më shumë se 30 senatorë demokratë për t'u bashkuar me republikanët në votimin që i dha fund mbylljes së pjesshme tre-ditore të qeverisë federale.

Shumica republikane ka tashmë 16 ditë kohë të punojë me demokratët për përgatitjen e një projekt-ligji që ka mbështetjen 60 senatorëve, në Senatin prej 100 vendesh.

Presidenti Trump shkroi në twitter se "askush nuk e di me siguri nëse republikanët dhe demokratët do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje lidhur deri më 8 shkurt, por të gjithë do të përpiqen".

Ligjvënësit i thanë “Zërit të Amerikës” se janë të vetëdijshëm se mungesa e përparimit lidhur me çështjen e imigracionin mund të shkaktojë një tjetër mbyllje të qeverisë muajin e ardhshëm.

This item is part of
XS
SM
MD
LG