Lidhje

Mashtrim 9 mln Usd me TVSH, në pranga 6 biznesmenë


Në Shqipëri, 61 subjekte tregtare dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me TVSH, me një vlerë që deri më tani arrin deri në afro 9 milion dollarë. Zbulimi është bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor e cila më pas ka referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës, me të cilët ka vijuar më tej hetimi për disa muaj. Mbrëmë policia ka bërë ekzekutimin e urdhërave të arrestit për administratorët e 6 prej këtyre shoqërive, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas autoriteteve janë siguruar “fakte dhe prova materiale për rregjistrimin e subjekteve tregtare në mënyrë fiktive”. Në letra aktiviteti i këtyre shoqërive shtrihet në fusha të ndryshme, nga import-eksporti, te konfeksionet, imobiliaret apo montim impiantesh energjie, por sipas Drejtorisë Hetimore “ato nuk ushtronin në realitet asnjë lloj aktiviteti”, por ishin krijuar “me qëllim tërheqjen e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je, pra shitje fiktive për subjekte të treta, duke bërë të mundur më pas kreditimin e TVSH-së në blerje”.

Sipas autoriteteve këto subjekte në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë konsumuar të paktën 4 vepra penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve” dhe “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG