Lidhje

Itali, treni del nga shinat, të paktën dy të vdekur


Një tren udhëtarësh me qindra pasagjerë doli nga shinat të enjten në Italinë veriore, duke vrarë të paktën dy vetë dhe plagosur rëndë të paktën 10 të tjerë.

Autoritetet thonë se dy vagonë të trenit dolën nga shinat në stacionin “Pioltello Limito” në periferi të Milanos.

Të afërmit e disa prej udhëtarëve nxituan në vendin e ngjarjes.

Nuk na kanë dhënë emra”, thotë një çift nga Kremona në kërkim të vajzës së tyre.

E ëma tregon se vajza e pati marrë në telefon në momentin e aksidentit duke i kërkuar ndihmë: “Mami ndihmë, treni po del nga binarët”, - i kishte thënë ajo. Por më pas, siç rrëfen gruaja, ajo nuk kishte thënë më asgjë. Nëna tregon se një mikja e vajzës së saj që po udhëtonte me të kishte dalë nga treni por ajo ende.

Ekipet e shpëtimit hipën në tren për të ndihmuar udhëtarët duke treguar mjaft kujdes për shkak të pozicionit të vagonëve.

Treni po shkonte nga Kremona në stacionin Garibaldi të Milanos.

Ende nuk dihen arsyet e këtij aksidenti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG