Lidhje

Tiranë: Shkolla Kol Jakova dhe vështirësitë e komunitetit


Shkolla Kol Jakova është shndërruar në një qendër të rëndësishme për komunitetn e banorëve të njësisë 11 te Bregu i Lumit.

Një pjesë e nxënësve krijuan dhe janë anëtarë të grupit Impact dhe shpesh marrin nisma për të rregulluar jetën e banorëve.

Shkolla Kol Jakova dhe komuniteti
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:20 0:00

Ata organizuan ndriçimin e rrugës Princ Vidi pranë shkollës së tyre, ku për shkak të errësirës ndodhnin incidente dhe aksidente të shumta.

Erti Poka është një nga themeluesit e grupit Impakt, dhe sa kohë ishte nxënës në shkollën Kolë Jakova organizoi shumë veprimtari.

Por edhe tani që ka shkuar në shkollën e mesme Qemal Stafa, ai prapë kthehet në shkollën e tij, ku mëson vëllai më i vogël dhe i ndihmon që të realizojnë projektet e tyre në grup.

Mungesa e ndriçimit në shumicën e rrugëve nuk është i vetmi problem në atë zonë. Nxënësit shpesh mblidhen dhe pastrojnë mbeturinat në sheshet rrotull shkollës.

Së fundi, ata morën nismën kundër dhunës në familje, nisur nga përhapja e saj në lagjen e tyre.

Nxënësit në bashkëpunim me mësuesit dhe drejtuesen e shkollës kanë nisur të zhvillojnë takime ndërgjegjësuese me prindër dhe banorë të zonës.

Ata po diskutojnë mbi rrezikun e dhunës në familje dhe po kërkojnë shmangien e kësaj dukurie të rëndë për shoqërinë, e cila ndihet edhe brenda shkollës nga fëmijët me probleme.

Organizata World Vision po i mbështet nxënësit që të arrijnë sukses me nismat e tyre në dobi të komunitetit dhe ta kthejnë shkollën e tyre në qendër komunitare.

Bregu i Lumit ishte dikur një zonë periferike e Tiranës, por aktualisht ajo njësia bashkiake 11, me një mbingarkesë të jashtëzakonshme banorësh dhe problemesh midis kryeqytetit dhe Kamzës.

Numri i madh i banorëve mbart me vete jo vetëm hallet dhe vuajtjet e banoravë të tij, por edhe ëndrrat dhe pasionet e fëmijëve të tyre, që erdhën në kryeqytet për një jetë më të mirë, të cilën munden dhe duhet ta arrijnë vetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG