Lidhje

Shtëpia e Bardhë bën publike hollësitë për imigracionin


Shtëpia e Bardhë bëri publike hollësitë e asaj që e cilësoi si “kornizë kompromisi” për imigracionin, të cilën Kongresi duhet ta miratojë ose hedhë poshtë.

Për 1.8 milionë emigrantët në moshë të re, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa dokumente, që kur janë sjellënga prindërit e tyre në moshë të mitur, oferta parashikon një rrugë të gjatë drejt shtetësisë me kushte.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë korniza ligjore “përmbush katër shtyllat për të cilat është rënë dakort: siguria e kufirit, dhënie fund emigrimit mbi bazë familjare,mbyllje e lotarisë së vizave, dhe zgjidhje përfundimtare përimigrantët e paligjshëm që janë sjellë si të mitur nga prindët”.

Për këta të fundit, parashikohet “një rrugë nga 10 në 12 vjet për të marrë shtetësinë me kërkesa për punë, arsim dhe karakter të mirë moral".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG