Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Kabul


Një sulm vetëvrasës me makinë bombë në një zonë të ngarkuar me njerëz pranë një ndërtese qeveritare në Kabul të Afganistanit, vrau të paktën 95 persona dhe plagosi më shumë se 163 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi numrin e viktimave.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane, tha se sulmuesi përdori një ambulancë të mbushur me eksplozivë për të kryer sulmin në një zonë ku ishin mbledhur një numër i madh civilësh.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin. Një zëdhënës i grupit kryengritës tha se objektivi ishte personeli i forcës afgane të sigurisë.

Shtetet e Bashkuara e denuan sulmin si të "pa kuptimtë" dhe frikacak.

Pakistani fqinj, i akuzuar për strehimin e talibanëve, gjithashtu dënoi sulmin vdekjeprurës si një "sulm terrorist të dështuar" dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Shpërthimet vdekjeprurëse vijnë një javë pasi pesë sulmues vetëvrasës të armatosur rëndë sulmuan Hotelin Interkontinental të Kabulit në një pjesë shumë të sigurtë të qytetit. Sulmi vrau të paktën 22 vetë, duke përfshirë 14 të huaj. Të paktën katër amerikanë ishin mes viktimave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG