Lidhje

Tiranë: Opozita proteston në parlament


Në Tiranë, parlamenti ndërpreu tre herë seancën plenare, sepse deputetët e opozitës protestuan për ekstradimin e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane.

Opozita bllokoi foltoren dhe u përpoq të pengojë vazhdimin normal të seancës, që kishte në rendin e ditës tema si aeroporti i Vlorës, librat falas në shkolla dhe plotësimi I këshillave të reformës në drejtësi.

Drejtuesi i parlamentit, Gramoz Ruçi, përjashtoi nga seanca kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të opozitës, Edmond Spaho, për shkelje të rregullores.

Zoti Spaho tha se ekstradimi në Itali i Nezar Seitit, financerit të bandës së Habilajve, ishte një shkelje e rëndë e ligjeve shqiptare.

Opozita thotë se ai ishte i pandehur edhe në Shqipëri, dhe pjesë e hetimeve për ish-ministrin e brendshëm socialist Saimir Tahiri.

Por drejtuesi i seancës ia ndërpre fjalën zotit Spaho dhe këtu nisi protesta e deputetëve të opozitës, të cilët iu drejtuan qeverisë dhe socialistëve me thirrjet “Hajdutë! Kriminelë!”.

Por socialistët, nga ana e tyre, e neglizhuan protestën e opozitës, duke vazhduar votimet për aeroportin e Vlorës dhe komisionet e reformës në drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama shfaqi në facebook-un e tij video, ku deputetët e opozitës zunë foltoren dhe lëshonin thirrje kundër tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG