Lidhje

Shqipëri, në pranga 6 zyrtarë e biznesmenë


Pranga
Pranga

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve në periudhën 2008-2013 Andi Toma dhe pasuesi i tij Dhashamir Xhika, i cili qëndroi në këtë detyrë deri në shtatorin e vitit të kaluar, për t’u larguar pasi partia që e kishte emëruar, LSI-ja, doli në opozitë, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me fondet për ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Për të njejtën cështje, në pranga ka përfunduar dhe Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), së bashku me tre të tjerë, administrator të dy kompanive ndërtimi, Agron dhe Kujtim Hysa, të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” dhe Rezarta Bokçiu e shoqërisë “Arifi”, e cila është lënë në arrest shtëpiak. Pesë persona të tjerë, me detyrën e kolauduesve të punimeve, po ndiqen në gjendje të lirë.

Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009, por ajo ka shfaqur probleme të shumta me rrëshqitje të dherave dhe dëmtime. Sipas prokurorisë “nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG