Lidhje

Greqi, probleme në sistemin e lejeqendrimeve për emigrantët

  • Raimond Kola

Në Greqi Sistemi kompjuterik për Emigracionin dhe Shtetësinë nukpo funksiononprej tre javësh. Zyrtarët grekë të Ministrisë së Politikave të Emigracionit kanë pohuar se prej një defekti teknik sistemi elektronik nuk ka mundësuar dorëzimin e dokumenteve për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit apo marrjen e shenjave biometrike për emigrantët që aplikojnë për këto dokumente.

Kryetari i Federatës së Shoqatave të Emigrantëve shqiptarë Ermal Sulaj tha se kohëzgjatja e bllokimit të sistemit kësaj here ka qenë gati tre javë dhe në të gjitha rajonet greke ku janë ngritur drejtoritë përkatëse.

“Shpresojmë që sistemi të nisë të funksionojë fillimin e javës së ardhshme dhe procesi të normalizohet”,i tha Zërit të Amerikës me telefon nga Athina zoti Sulaj.

Sipas tij Federata e Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarëishte vënë në dijeni nga autoritetet greke të emigracionit setë gjithë emigrantëvetë cilëve u kanë mbaruan lejet e qëndrimin nga 18 deri 31 Janar, periudhëkur sistemi ishte i bllokuar, dotë mund të dorëzojnë normalisht dokumentet për ripërtëritjen e tyre në periudhën në vijim.

Ministria e Brendshme e Greqisë thotë se numri i emigrantëve të ligjshëm në këtë vend ështërreth 580 mijë, ndërsa 69 përqind e tyre ose rreth 400 mijë emigrantë janë shqiptarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG