Lidhje

Kryeministrja britanike po i jep fund vizitës në Kinë


Kryeministrja britanike Theresa May po i jep fund një vizite tre-ditore në Kinë. Misioni i saj diplomatik u shoqërua me diskutime me udhëheqësit kinezë, për heqjen e barrirave tregtare.

Sot zonja May foli në një forum me biznesmenë në Shangai.

Vizita e kryeministres britanike kishte si synim ndërtimin e lidhjeve ekonomike dhe hartimin e marrëveshjeve të reja tregtare mes të dy vendeve, pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Të enjten zonja May u takua në Pekin me Presidentin kinez Xi Gjinping.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG