Lidhje

Gara e skalitjes së akullit në Minesota

  • Arash Arabasadi

Këtë të dielë, qyteti i mbuluar me borë i Mineapolisit, në Minesota mirëpret ndeshjen finale të Super Bowl-it. Në qytet zhvillohet edhe një karnaval historik dimëror që i ka fillimet e tij në shekullin e 19 pasi një epidemi e lisë në Kanada solli fat për qytetin Saint Paul.

Temperatura shënon minus 2 gradë Celsius por është mjaft mirë për skulptoren e akullit, Deneena Hughes.

“Është pak ftohtë, por ne jetojmë këtu. Ç’të bëjmë tjetër?! Të mbyllemi brenda për gjashtë muaj dhe të mos e shijojmë jetën?”

Hughes filloi të skaliste akullin gati 25 vjet më parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë imigrantë kanadezë që erdhën në Minesota në vitin 1996.

“Sigurisht mora shumë komente për veçantinë që sillja. Shumë njerëz ndalonin dhe thoshin, ‘Qenka grua!’”

Skalitja në akull, është një art i dominuar nga burrat, por ajo thotë se përveç lëvizjes së blloqeve të akullit prej 136 kilogramësh, gratë kanë çdo gjë tjetër që duhet për të konkurruar dhe për të fituar ndaj burrave.

“Ka pak gra si unë në këtë profesion… por ne kemi të njëjtat aftësi që kanë burrat dhe është një mundësi e barabartë për të marrë pjesë në gara.”

Pjesëmarrja vjen në formën e krijimit të jo vetëm të punimeve të reja për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve por në formimin e skulpturave fantastike që fillojnë me gati tre metra tonë akull. Megjithatë, kjo nuk është puna e vetme që i siguron të ardhura.

“Kam një punë tjetër! Kam punën në familje. Pastaj jam artiste, që është pasioni im… kam edhe një kafene pranë kishës që frekuentoj...”

Për çudi… kisha e saj nuk mbështetet tek zonja Hughes për dekorimet e festave.

“Jo, ndoshta ndodh e kundërta. Unë u them vazhdimisht… mund t’ju ndihmoj me ndonjë krijim?”

Fiton apo humbet skuadra në Super Bowl, skulpturat e akullit janë pjesa tërheqëse e Karnivalit Dimëror vjetor në Saint Paul.

Hughes thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë së bashku 15 trofe – tre të vendit të parë – në garat e gdhendjes së akullit dhe borës. Ajo që filloi në fund të shekullit të 19-të pasi një epidemi e lisë shkaktoi mbylljen e karnavalit dimëror në Kanada, është bërë tani një pikë tërheqëse për gati 250 mijë vizitorë që çdo vit udhëtojnë për të parë mrekullitë e dimrit

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG