Lidhje

Urithi i famshëm që parashikon motin


Urithi i famshëm që parashikon motin në Amerikë, "Punxsutawney Phil," parashikoi sot edhe 6 javë të tjera dimër në Amerikën Veriore.

Parashikimi i Philit vjen pasi ai doli nga strofulla e tij sot, në qytetin Panksutauni në Pensilvani dhe pa hijen e tij, që sipas gojëdhënës, është një ritual që tregonse mbeten edhe 6 javë të tjera nga dimri për këtë vit.

Por saktësia e parashikimit të Philit sigurisht që është e dyshimtë, ai është vetëm një urith.

2 shkurti njihet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Urithit, kur Phili del nga zgavra në trungun e pemës, që është shtëpia e tij. Sipas legjendës, në se urithi del nga zgavra dhe sheh hijen e tij, në se është një ditë me diell, do të ketë edhe 6 javë të tjera dimër në Amerikën e Veriut. Gjenerata të tëra urithësh nga familja e Philit e kryejnë ritualin e parashikimit të motit që nga viti 1887.

Edhe shtete të tjera amerikane kanë urithët e tyre të parashikimit të motit, për shembull Karolina e Veriut ka Sir Walter Wally-in. Virxhina Perëndimore ka French Creek Freddie dhe Xhorxha ka Gjeneralin Beauregard Lee. Në Kanada urithi më i famshëm që parashikon motin është Wiarton Willie në Otava.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG