Lidhje

Protesta në Athinë për emrin e Maqedonisë


Greece Macedonia Name Dispute
Greece Macedonia Name Dispute

Dhjetëra mijëra demonstrues marshuan të dielën në Athinë për të protestuar ndaj një kompromisi të mundshëm mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.

Policia vlerësoi se rreth 140,000 njerëz morën pjesë në tubim ndërsa organizatorët e marshit pretenduan se 1.5 milion njerëz nga Greqia dhe diaspora greke u mblodhën për t’i bërë thirrje qeverisë kundër ndërmjetësimit të një marrëveshje lidhur me emrin zyrtar të Maqedonisë fqinje.

"Miliona protestuesit që organizatorët mendonin se do të mblidheshin ishin vetëm një mendim i dëshiruar," tha kryeministri grek Alexis Tsipras në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

"Shumica dërrmuese e popullit grek konkludojnë se çështjet e politikës së jashtme nuk duhet të trajtohen me fanatizëm".

Greqia dhe Maqedonia janë grindur se kush do ta përdorë emrin që nga pavarësia e Maqedonisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Shumë grekë thonë se duke lejuar vendin fqinj të përdorë emrin grek është fyerje për historinë greke dhe nënkupton një pretendim në territorin grek i njohur gjithashtu si Maqedonia - një krahinë e rëndësishme në perandorinë e lashtë të Aleksandrit të Madh.

Greqia ka bllokuar përpjekjet maqedonase për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për shkak të mosmarrëveshjes për emrin. Vendi i Maqedonisë është i njohur zyrtarisht në OKB si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Por Tsipras, një majtist, ka qenë i hapur për të negociuar një kompromis në mosmarrëveshjen 27-vjeçare, duke shkaktuar protesta në të dyja vendet.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha javët e fundit se vendi i tij do të zëvendësonte emrin e aeroportit dhe një rruge të madhe pas Aleksandrit të Madh "për të demonstruar, në praktikë, se jemi të vendosur për të gjetur një zgjidhje".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG