Lidhje

Del nga shinat treni, 2 të vdekur në Karolinën e Jugut


Zyrtarët thanë se një tren pasagjerësh i kompanisë Amtrak u përplas me një tren mallrash sot në mëngjes në shtetin e Karolinës së Jugut, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë.

Zyrarët lokalë thanë se të plagosurit kanë lëndime të shkallëve të ndryshme.

Treni Amtrak po udhëtonte nga Nju Jorku në Majemi kur u përplas dhe doli nga shinat pranë qytetit Columbia në Karolinën e Jugut.

Treni kishte 139 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG