Lidhje

Në prag të ndeshjes së Superbollit amerikan


Më shumë se një milion tifozë sfiduan të ftohtin ekstrem, duke zbarkuar në Miniapolis për të parë ndeshjen mes dy ekipeve më të mira të futbollit amerikan në këtë sezon. Ekipi Filadelfia Eagles (Shqiponjat e Filadelfias) është në kërkim të titullit të parë të kampionit ndërsa kundërshtari i tyre, Boston Patriots (Patriotët e Bostonit) do të përpiqen të rris numrin e titujve të kampionit që kanë fituar deri tani.

Sonte në qendër të vëmendjes do të jenë organizatorët e sulmit në të dyja ekipet.

Në njërën anë do të jetë 40 vjeçari Tom Brady, i cili me kalimin e viteve ka përmirësuar lojën e tij dhe është në kërkim të titullit të tij të gjashtë në karrierë si kampion i futbollit amerikan.

“Është një përvojë shumë e madhe. Mendoj se kjo vjen pas shumë paraqitjeve në këtë ndeshje. Duhet të kesh besim në atë që kërkon dhe unë mendoj se kam arritur në këtë pikë”, thotë Tom Brady.

Në anën tjetër është lojtari rezervë i ekipit Filadelfia Eagles, Nick Foles, i cili zëvendëson organizatorin e sulmit të ekipit, Carson Wentz, i cili u dëmtua disa javë para mbylljes së sezonit.

“Nuk e di se si do të ndjehem, është Superbolli. Do ta mësoj si do të ndjehem në momentin kur do të jem pjesë e lojës”, thotë Nick Foles.

Filadefia Eagles ka përqafuar rolin e ekipit me më pak shanse dhe thotë se është gati të jap maksimumin për të fituar titullin e parë të kampionit në historinë e klubit.

Boston Patriots fitoi kundër Filadelfia Eagles në vitin 2005, kur dy ekipet u përballën me njëri-tjetrin në Superbollin e atij viti.

Pas mbarimit të pjesës së parë të ndeshjes, Justin Timberlake do të argëtojë tifozët me një koncertë të shkurtër me këngët e tij më të njohura. Ai po shpreson që shfaqja e këtij Superbolli do t’i bëj adhuruesit e tij të harrojnë incidentin në shfaqjen e superbollit të vitit 2004, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtarja Janet Jackson.

Këngëtarja Pink do të këndojë himnin kombëtar në hapje të ndeshjes së Superbollit.

Sot pritet të jetë dita me ftohtë e Superbollit në histori, në Miniapolis temperatura pritet të jetë minus 11 gradë celsius. Por tifozët janë me fat pasi stadiumi ku do të luhet ndeshja është i mbyllur dhe temperatura brenda tij pritet të jetë 21 gradë celsius.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG