Lidhje

Presidenti polak pritet të nënshkruajë ligjin për Holokaustin


Presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha sot se do të nënshkruajë një ligj që do të penalizonte çdo aludim se polakët kanë faj për krimet naziste të kryera brenda vendit gjatë Holokaustit.

Ligji imponon gjoba dhe burgime për cilindo që e quan masakrën naziste ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore një "krim polak", ose kampet e vdekjes naziste "kampet e vdekjes polake". Disa nga mizoritë më të rënda naziste u kryen në territorin polak.

Presidenti Duda tha se do të konsultohet edhe me gjykatën kushtetuese të Polonisë për këtë ligj.

Zyrtarët izraelitë kanë shprehur kundërshtime të forta ndaj ligjit, duke thënë se ai është një përpjekje për të rishkruar historinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG