Lidhje

Lezhë, sekuestrohet pasuria e grupit të trafikut të drogës


Policia e Lezhës zbatoi të martën vendimin e gjykatës për sekuestrim parandalues të pasurive të një grupi kriminal, të dyshuar për trafikim ndërkombëtar të drogave të forta dhe shfrytëzim prostitucioni.

Policia vendore e Lezhës bëri të ditur se u sekuestruan 15 pasuri të paluajtshme të vëllezërve Selaj dhe të afërmve te tyre në Rilë të Lezhës dhe në Shëngjin. Janë 7 biznese, mes të cilëve Hotel “Adria” në Shëngjin, disa bare e restorante si dhe 4 apartamente banimi, 4 parcela toke me sipërfaqe 22.900 m2 dhe 9 makina luksoze.

Këto pasuri të paluajtëshme, që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtij grupi, llogariten në një vlerë të përgjithshme prej 1,450,000 euro.

Disa muaj më parë policia italiane arrestoi njërin prej vëllezërve Selaj, Valentin Selaj, i dyshuar për trafikim droge në linjën Amerika e Jugut-Holandë-Itali. Policia dyshon se edhe dy vëllezërit e tjerë, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, janë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe prostitucionit.

Policia bëri të ditur se, sekuestrimi i pasurive të këtij grupi kriminal, është pjesë e operacionit “Forca e Ligjit”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG