Lidhje

Motra e Kim Jong Un, pjesë e delegacionit të Phenianit në Olimpike


Motra e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un do të jetë pjesë e delegacionit të nivelit të lartë që shkon në Pjong Çang të Koresë së Jugut, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lajmin për ndjekjen e lojrave nga Kim Yo Jong e bëri të njohur Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut. Afrimi i matur i dy Koreve shënon një ngrohje të marrëdhënieve të ngrira prej disa dekadash mes të dy vendeve.

E motra e Kim Jong Unit, Yo Jong, thuhet se do të ketë një post të rëndësishëm në partinë në pushtet të Koresë së Veriut, por nuk dihet në se ajo do të flasë në emër të të vëllait.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG